Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK nikoqire e ushtrimit të simulimit të procesit të kompenzimit me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë

Komunikatë për shtyp

Në vijim të Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur në korrik të vitit 2017, Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës mirëpriti delegacionin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë në ushtrim të simulimit të procesit të kompensimit të mbajtur në Prishtinë, në një punëtori dy ditore, nga data 28-29 Shtator 2017, me temë “Simulim i procesit të kompensimit: Faza përgatitore dhe e kompensimit”.

Sipas skenarit të përgatitur dhe të dakorduar, ushtrimi i simulimit është kryer në dy faza. Faza e I-rë, Simulimi i Fazës Përgatitore dhe Faza e II-të, Simulimi i Fazës së Kompenzimit. Në fazën e parë, ekipet e të dy agjencive punuan në tavolinë, ndërsa në fazën e dytë ushtrimi vijoi edhe në ambientet e bankës së përzgjedhur si Bankë Agjente.

Ushtrimi i Simulimit rezultoi i suksesshëm. Gjatë gjithë procesit mbizotëroi fryma e bashkëpunimit në grup, respektimi i detyrave të secilit grup dhe koordinimi i veprimeve ndërmjet tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave dypalëshe.