Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK përfundoi suksesshëm simulimin e Sistemit për Kompenzim të Depozitorëve

Komunikatë për shtyp

Stafi i Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë (FSDK), në periudhën 14-18.11.2016 ka përfunduar me sukses fazën e dytë të testimit të Sistemi për Kompenzimin e Depozitave “SKD”, përkatësisht ‘Simulimin e ngjarjes së siguruar me bankat anëtare’. Qëllimi i përfundimit të kësaj faze ishte testimi i të gjitha moduleve të zhvilluara të sistemit si dhe testimin e modulit me bankën agjente për pagesë. Aktiviteti përfshiu simulimin e disa transaksioneve, ashtu siç ishte paraparë edhe në planin e projektit.

Pjesëmarrës në fazën e dytë të testimi të SKD-së dhe njëherit fazës së fundit të përfundimit të zhvillimit të Sistemit, ishin dy ekspert të fushës nga FDIC – ‘Federal Deposit Insurance Corporation’ – një ekspert në fushën e IT dhe një ekspert në fushën e kompenzimit të depozitave, për të dhënë vlerësimin e tyre për anën teknike dhe operative. Në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ASD-në e Shqipërisë për ngritje të kapaciteteve dhe me ftesë të FSDK-së, tetë përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë kanë marrë pjesë në proces të simulimit dhe kanë dhënë mbështetjen e tyre për simulim të procesit me bankat anëtare.