Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK si anëtare e IADI-te morri pjese në takimin e 45-të të Këshillit Ekzekutiv dhe Komiteteve të Përhershme si dhe në Konferencën Hulumtuese me temë ’’Sfidat e tanishme të Ballafaquara nga Siguruesit e Depozitave”

Komunikatë për shtyp

Përfaqësuesit e FSDK-së, si anëtar të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) morrën pjesë në takimin e 45-të të Këshillit Ekzekutiv dhe Komiteteve të Përhershme si dhe në Konferencën Hulumtuese me temë ’’Sfidat e tanishme të Ballafaquara nga Siguruesit e Depozitave”, e mbajtur në Bankën për Barazim Ndërkombëtar (BIS) nga 1-4 Qershor 2015 në Bazel të Zvicrës.

Konferenca ofroi një forum për hulumtuesit e fushës së sigurimit të depozitave të diskutohen rreth sfidave të tanishme të ballafaquara nga Siguruesit e Depozitave. Temat që u diskutuan në Konferencë ishin: mjetet hulumtuese për rregullatorët financiar siç janë: simulimi i mjetit “bail-in”; qasja “top-down” të testimin “stress” të bankave, si dhe databaza e siguruesve të depozitave e zhvilluar nga Banka Botërore, FMN dhe Kolegji I Bostonit të SHBA-së. Sesionet tjera diskutuan mbi disiplinën e tregut dhe garancinë e borxhit; karakteristikat Sistemeve në zhvillim të Siguruesve të Depozitave të prezantuara nga shtetet e Palestinës, Mongolisë dhe Malavit të Afrikës; si dhe mandatet në ndryshim të Sistemve të Sigurimit të Depozitave nga India, Rusia dhe nga këndveshtrimi Evropian – Autoriteti Bankar Evropian (EBA). Konferenca u përmbyll me prezentime mbi perspektiven globale të sigurisë financiare.