Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK u përfaqësua në takimet e Këshillit Ekzekutive të IADI dhe Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Tokio

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese Znj. Violeta Arifi – Krasniqi përfaqësoi FSDK-në në takimet e Këshillit Ekzekutiv të IADI-it (Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave). Në cilësinë e anëtares së Këshillit Ekzekutiv të IADI-it dhe Komitetit Ekzekutiv për Trajnime dhe Asistence Teknike Drejtoresha Menaxhuese morri pjesë në takimet dy ditore, me 14 dhe 15 shkurt 2017 të mbajtur në Tokio dhe të organizuara nga nikoqiri i ngjarjes nga Korporata për Sigurim të Depozitave të Japonisë. Përgjatë takimeve është formalizuar struktura e re organizative e IADI-it në pajtim me Planin Strategjik duke organizuar punën në Komitete për të drejtuar fushat si në vijim: 1. Parimet Themelore dhe Komiteti i Këshillit për Hulumtime, 2. Komitetit Ekzekutiv për Trajnime dhe Asistence Teknike, 3. Komitetit Ekzekutiv për Relacion me Anëtaret, 4. Komitetit Ekzekutiv i Auditimit dhe Riskut. Takimet rezultuan në të arriturat si në vijim: 1. konstituimi i Komiteteve të Këshillit Ekzekutiv dhe diskutimi i planit një vjeçar të aktiviteteve, 2. Diskutimi mbi të rejat në nivel të Politikave të BSF „Bordit për Stabilitet Financiar“, 3. Prezantimi i përmbajtjes së Konferencës Hulumtuese të IADI-it që do të mbahet në qershor 2017, 4. Diskutimi mbi Digjitalizimin Financiar: Implikimet për Siguruesin e Depozitave, 5. Diskutimi mbi kornizën për analizë të reformave mbi sigurimin e depozitave. Në shtesë Komiteti Rajonal i Evropës prezantoi prioritetet strategjike dhe planin e veprimit si dhe një Koncept dokument mbi Vlerat kryesore të IADI-it dhe Parimet e Qeverisjes.

Me 16 shkurt 2017 është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare e organizuar në bashkëpunim me IADI me nikoqire të ngjarjes Korporatën për Sigurim të Depozitave të Japonisë. Konferenca trajtoi temat siç janë: 1. Ndryshimet e ambientit financiar dhe implikimet për Siguruesit e depozitave, 2. Inovacioni dhe Rrjeti i sigurisë financiare dhe në fund janë prezantuar qëllimet strategjike të IADI-it dhe raporti mbi aktivitetet më të reja. Folësi kryesor në Konferencë ishte Zëvendës Ministri për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Japonisë që prezantoi sfidat globale lidhur me ndryshimet e fundit të mjedisit financiar.