Komunikatë për shtyp

Back to top

Konferenca Vjetore e FSDK-së: Bashkëpunim i susksesshëm – Depozitat e Sigurta në Kosovë

Komunikatë për shtyp

Sot, Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), KfW, Banka e Qeverisë Gjermane për Zhvillim dhe Banka Qendrore kremtojnë një arritje të madhe në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm më qëllim të garantimit të depozitave të sigurta të qytetarëve kosovar dhe për të kontribuar në stabilitetin financiar: Përvjetori i parë i Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK).

Qysh nga viti 2007, KfW dhe Banka Qendrore kanë punuar së bashku për krijimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave i cili i mbron depoiztorët kosovar dhe i cili kishte filluar së ekzistuar para një viti. Përderisa Qeveria e Kosovës ishte zotuar në sigurimin e 11 milion Euro për Fondin për Sigurimin e Depozitave, Qeveria gjerman ka siguruar nëpërmjet KfW-së 4.5 milion Euro fonde shtesë në formë të granteve për të mbështetur FSDK-në nëpërmjet ofrimit të shërbimeve konsulente.

“Fondi për Sigurimin e Depozitave mbron çdo depozitor deri në 2.000 Euro dhe, qysh tani, vetëm një vit pas hyrjes në fuqi, ai siguron më tepër së 99 % të llogarive bankare”, ka thënë znj. Violeta Arifi-Krasniqi, Drejtoreshë Menaxhuese e FSDK-së, me rastin e prezantimit të raportit të parë vjetor të Fondit. “Do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë informimit të publikut kosovar dhe depozitorëve rreth përfitimeve nga skema e re e sigurimit. Po ashtu do të përpiqemi që t’i plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo..

“Efektet e dëmshme të krizës financiare në regjion dhe gjithë botën vënë në pah rëndësinë e skemave të shëndosha dhe të qëndrueshme për sigurimin e depozitave. Kontributi gjerman dhe asistenca teknike vijnë në kohë më të duhur për të na ndihmuar në ngritjen e efikasitetit të sistemit tonë për sigurimin e depozitave dhe për të përmirësuar kornizën rregullative”, ka theksuar Ramadan Avdiu zv/ministër për Financa i Republikës së Kosovës.

“Ndonëse sistemi bankar në Kosovë është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, krijimi i një skeme për sigurimin e depozitave me fonde të mjaftueshme dhe të një niveli më të lartë të zhvillimit është vital për ekonominë tonë dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë”, ka thënë Gani Gërguri, Guvernator i Bankës Qendrore.

“Kosova ka bërë progres të rëndësishëm gjatë viteve të kaluara”, ka shtuar  Ulrike Lassmann, Shef i Divizionit të KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqi, “kursimet në rritje të qytetarëve kosovar në banka janë një shenjë shumë pozitive për këtë.” Ato jo vetëm që iu sjellin përfitime kursyesve, por gjithashtu janë një burim i rëndësishëm i financimit të kompanive kosovare dhe bankave kosovare. “Është nevojë absolute për njerëzit, ekonomi dhe vendit në tërësi që depozitat të bëhen të sigurta, që përndryshe ky edhe është një projekt i rëndësishëm i KfW-së.”

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK)

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) operon me sistemin e ri kosovar për sigurimin e depozitave që mbron depozitorët nga humbjet e depozitave të tyre në rast të falimentimit të bankës. Objektivi kryesor i FSDK-së është që të mbështes stabilitetin e sistemit financiar duke ruajtur besimin e depozitorëve në sistemin bankar. Fondi siguron depozitat e personave fizik dhe personave juridik deri në nivelin maksimal të mbulesës prej 2,000 Euro dhe kompenson çdo depozitor të siguruar brenda 60 ditëve në rast të falimentimit të bankës. FSDK-ja operon në bazë të “Ligjit për Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës” i cili është miratuar nga Kuvendi në tetor të vitit 2010. Nga viti 2012 deri në vitin 2014, Fondi do të marrë këshilla teknike nëpërmjet firmës gjermane për konsulencë GBDS Global Banking Development Solutions që financohet në tërësi nga Qeveria gjermane (nëpërmjet KfW-së).

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka për objektiv primar krijimin dhe mbarëvajtjen e një sistemi të qëndrueshëm financiar në Kosovë, duke përfshirë një sistemi të sigurt, të shëndoshë dhe efikas të pagesave. Në licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimi e bankave kosovare, Banka Qendrore i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së interesave të depozitorëve. Si pjesë e detyrave të saj ligjore, Banka Qendrore po ashtu mbikëqyr Fondin për Sigurimin e Depozitave. Guvernatori i Bankës Qendrore është Kryesues i Bordit Menaxhues të Fondit. Bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore dhe Fondit për sa i përket shkëmbimit të informacioneve dhe çështjeve tjera të interesit reciprok rregullohet me anë të Memorandumit të Mirëkuptimi. Banka Qendrore ka ofruar burimet të vazhdueshme njerëzore dhe teknike për të ndihmuar në themelimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave.

KfW Entwicklungsbank (Banka Gjermane për Zhvillim)

KfW Entwicklungsbank është banka kryesore e Gjermanisë për zhvillim. Misioni i saj është që të ndihmojë Qeverinë Federale në implementimin e synimeve të saj në bashkëpunimin ndërkombëtar me shtetet në zhvillim dhe ato në nevojë. KfW synon në implementimin e projekteve sipas nevojave të tyre dhe atyre të popullatës.
Në Kosovë, KfW është duke ofruar mbështetje në sektorë të ndryshëm. Gjatë 12 muajve të kaluar, fondet nga Bashkëpunimin Financiar Gjerman (të implementuara nëpërmjet KfW-së) kanë arritur vlerën prej 230 milion Euro. Njëri prej projekteve më të rëndësishëm ishte ndihma në themelimin e Micro Enterprise Bankë pas përfundimit të konflikteve në vitin 2000 kur sektori financiar në Kosovë kishte nevojë për një rindërtim pothuajse të tërësishëm. Tani banka operon me sukses si ProCredit Bankë në Kosovë. Një masë tjetër e mbështetjes në këtë kohë synonte në rehabilitimin e objekteve banesore të dëmtuara – që ishte një nevojë urgjente pasi që shumë objekte kishin pësuar dëmtime gjatë konfliktit. Qeveria gjermane, nëpërmjet KfW-së, ka mbështetur restaurimin e më shumë se 40.000 shtëpive gjatë 10 viteve. Këto dhe shumë projekte tjera demonstrojnë përkushtimin e kahershëm të Gjermanisë dhe KfW-së për të mbështetur ekonominë dhe popullin e Kosovës.