Komunikatë për shtyp

Back to top

Nga 1 Janari 2016 limiti i sigurimit të depozitave rritet në €4,000

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK), njofton që nga 1 janari i vitit 2016, është rritur limiti i sigurimit të depozitave nga €3,000 në €4,000, në përputhje me Nenin 3, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 04/L-133 mbi Sigurimin e Depozitave.

Të gjitha bankat anëtare të FSDK-së, janë pajisur me çertifikata të anëtarësisë dhe fletëpalosje informative me informacion të azhuruar mbi limitin e ri të sigurimit të depozitave prej €4,000. Bankat anëtare kanë për obligim të furnizojnë të gjitha degët dhe nëndegët me materialin e dorëzuar nga FSDK.

certifikata e antarsimit_bank name

FSDK-final-AL FSDK-final-AL-2

 

 

 

 

 

Gjithsej shuma e depozitave të siguruar arrin €480 milion ndërsa gjithsej numri i depozitorëve të siguruar është 868 mijë, apo 96.4%.

Vlerësimi i mjaftueshmërisë së limitit të sigurimit të depozitave bëhet në bazë të indikatorit të mbulueshmërisë së plotë të depozitorëve, pra matjes se sa është numri i depozitorëve të cilët kanë depozita deri në limit të sigurimit.  Në Kosovë, në limitin e sigurimit prej €4,000 gjithsej numri i depozitorëve plotësisht të siguruar është 771 mijë, apo 87.7%.  Parimet Themelore Ndërkombëtare për sisteme efektive të sigurimit të depozitave theksojnë vargun prej 90-95% të mbulueshmërisë se plote te depozitoreve, si limit adekuat për sigurim të depozitave.  Me rritjen e limitit të sigurimit të depozitave në €5,000 nga 1 Janari 2018 (i parapare me ligj), numri i depozitorëve plotësisht të siguruar do të arrij në 781 mijë, apo 88.8%.