Komunikatë për shtyp

Back to top

Stafi i FSDK ka përfunduar një vizitë studimore në GBB Rating

Komunikatë për shtyp

Z. Vllaznim Bytyqi, zyrtar i lartë i Financave ka përfunduar një vizitë studimore në GBB-Rating Gesellschaft für Bonitätsbeurteilung mbH (“GBB Rating”). GBB Rating është agjenci e pavarur për vlerësim kreditor me një fokus në rangime të bankave dhe institucioneve të tjera financiare. GBB rating ofron shërbime të specializuara për rangimin të bankave anëtare të skemës së Sigurimit të Depozitave në Gjermani.

Qëllimi i vizitës studimore ishte që të studiohet sistemi i vlerësimit kreditor duke u fokusuar në rangimin e brendshëm të bankave të bazuar në vlerësim të rrezikut dhe aplikimin e tyre për përcaktimin e nivelit të premiumeve si pjesë e kontributeve ndaj Fondit të Sigurimit të Depozitave të skemës vullnetare të sigurimit të depozitave.

FSDK pritet që të përfitojnë nga njohuritë e stafit të fituara nga vizita studimore veçanërisht për procedurat e validimit (‘backtesting’) për të përcaktuar fuqinë diskriminuese të modeleve të vlerësimit kreditor dhe rangimit të bankave për diferencim të rrezikut të bankave.

GBB-Rating Gesellschaft für Bonitätsbeurteilung mbH është pjesë e Asociacionit të Auditimit të Bankave gjermane (Prüfungsverband Deutscher BANKEN eV), por vepron si entitet i veçantë, bazuar në Këln (Köln) Gjermani. GBB Rating është regjistruar nga European Securities and Markets Authority (ESMA), Paris.