Komunikatë për shtyp

Back to top

Stafi i FSDK-së ka përfunduar vizitën studimore në OBA (Budapest) dhe FPV (Prage)

Komunikatë për shtyp

Me datën 13-17 Korrik 2015 stafi i FSDK-së përfundoi vizitën studimore dy ditore në Fondin Kombëtare për Sigurimin e Depozitave në Hungari, Budapest. Qëllimi kryesor i vizitës studimore ishte që të shkëmbejnë përvoja dhe të ndajnë praktikat më të mira në fushën e Sigurimit të Depozitave. Gjatë vizitës janë diskutuara këto tema: mandati, organizimi, dhe çështja e tanishme në OBA, përvoja dhe eksperienca në mbylljen e bankave prej vitit 2011-2015 dhe mësimet e fituara nga to dhe prezantimi i sistemit të rimbursimit të depozitave në Fondin Kombëtare për Sigurimin e Depozitave në Hungari.

Po ashtu pjesë e vizitës studimore për stafin e FSDK-së ishte Fondi për Sigurimin e Depozitave në Republikën Çeke, Pragë. Temat e diskutuara në vizitë studimore  ishin lidhur me mandatin, organizimin, strukturën e fondit, procedurën e rimbursimit, dhe përvojën e FPV-së në procesin e rimbursimit dhe sistemin e rimbursimit të depozitave.