Komunikatë për shtyp

Back to top

Stafi i FSDK-së, në punëtorinë e mbajtur në Tiranë, arrin të finalizon “Draft Procedurën për Kompensimin e Depozitorëve të Siguruar”

Komunikatë për shtyp

Nga data 23 deri me 26 nëntor 2015, stafi i FSDK-së ka organizuar punëtorinë e përbashkët me qëllim të finalizimit të Draft Procedurës së Kompensimit të Depozitorëve. Procedura për Kompensimit të Depozitorëve është draftuar në pajtim me Rregulloren për Kompensimin e Depozitorëve dhe Kornizën operacionale dhe teknike për kompensim të depozitorëve.  Draft procedura do të jetë një dokument që do të shqyrtohet në vazhdimësi për relevance duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave.

Njëkohësisht, Delegacioni i FSDK-së me datën 26.11.2015 ishte për vizitë në Agjencinë për Sigurimin e Depozitave të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës ne ASD ishte shkëmbimi i përvojave, informacioneve për të rritur efektivitetin e sistemeve të sigurimit të depozitave.  Ky bashkëpunim bazohet ne Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës të nënshkruar në vitin 2014.